Telegrafi

Dhëndri me shoqëruesin e tij ndërpriten ceremoninë, me një rutinë që dukej sikur zënkë (Video)

Ceremonia martesore që po zhvillohej në Teksas të Shteteve të Bashkuara, është ndërprerë në mënyrën më bizare nga dhëndri dhe shoqëruesit i tij.

Dasma e Nick Boulang dhe Alex po shkonte si është më së miri, derisa shoku i tij Reno e ndaloi me një rutinë të planifikuar, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, ata dukej sikur nisën një zënkë, por më pas u pa se gjithçka ishte e përgatitur. Të pranishmit e kuptuan se gjithçka ishte lojë, por u shqetësuan kur ata nisën të rriheshin.

Kur ata qëndronin në mes dhe praktikonin teknikat e mundjes, dasmorët dhe nusja brohorisnin derisa dhëndri mposhti atë që dukej sikur ishte kundërshtari tij. /Telegrafi/