Në një ceremoni martesore që është zhvilluar në Derry të Irlandës, dhëndri dhe miqtë e tij kanë lënë gojëhapur mysafirët me një vallëzim të mrekullueshëm.
Carlus McWilliams dhe shtatë shokët e tij nga shkolla e vallëzimit, për një kohë të gjatë nuk janë takuar, andaj kishin vendosur që ishte koha të bashkohen për një rutinë të përbashkët, transmeton Telegrafi.
Ata e kanë mbajtur të fshehtë nga familjarët dhe të ftuarit tjerë, si dhe nga nusja Maria e cila nuk ka ditur asgjë për këtë befasi.
Derisa zhvillohej festa, ata kanë dalë në mes të sallës dhe kanë luajtur vallëzimin tradicional, nën ritmet e një kënge irlandeze.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni performancën e tyre interesante. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=clJ2VIqvMFo