Site icon Telegrafi

Dhëndri shfaqet në altar në kali të bardhë, ishte dasmë e ‘përkryer’ – vetëm se mungonte një person (Foto)

Një burrë 40-vjeç nga Sant’ Antonio Abate në Itali, është martuar me veten.

Nelo Rudero i ka thënë vetes “po” gjatë ceremonisë martesore, të cilën gjithashtu e kishte organizuar vetë dhe që para altarit ishte shfaqur me kali të bardhë, transmeton Telegrafi.

Në këtë dasmë të pazakontë nuk kishte nuse – kurse Nelo ka deklaruar para dasmorëve se në asnjë mënyrë nuk do ta dashuroj askënd më shumë sesa veten.

“Të duash veten është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një njeriu, vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet qetësia shpirtërore”, ka deklaruar dhëndri.

Ceremoninë martesore e ka transmetuar emisioni “shefi i festave”, por ky italian pretendon se do të ishte martuar me veten edhe po të mos kishte kamera.

“Para se gjithash këtë gjë e kam bërë për shkak të prindërve të mi. Kam qenë i vetmi nga pesë vëllezërit që nuk jam martuar, dhe më këtë kam dashur t’i bindi se bëj jetë të mirë edhe kështu”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version