Një nuse e veshur me fustan të bardhë të nusërisë ka mbetur me fytyrë të skuqur, kur derisa dhëndri po e shëtiste me biçikletë me rimorkio rrëzohet në tokë dhe bëhet gazi i botës.
Nusja dhe dhëndri kishin dalë për një shëtitje të shkurtër nëpër rrugët e qytetit, dhe duke munduar t’i tregojnë të gjithë se janë të lumtur që e kanë kurorëzuar dashurinë, ata bën një gafë që i turpëroi para masës, transmeton Telegrafi.
Nusja po qëndronte në rimorkion e biçikletës dhe në një moment derisa dhëndri po e ngiste biçikletën, hasë në një gungë e cila i kushtoi shtrenjtë nuses e cila u përplas me fytyrë në tokë.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një qytet kinez, ndërsa videoja është shikuar mbi tre milionë persona. /Telegrafi/