Site icon Telegrafi

Dhëndri plaçkit banka për të paguar dasmën

Dhëndri i vodhi mbi 335.000 euro duke plaçkitur në Austri para se të kapej.

Por, edhe këto para nuk ishin të mjaftueshme për të fejuarën e tij e cila kërkonte 500 krushqi, fustan të firmës Chanel, automjet të ri për të shkuar deri në vendin e martesës dhe një muaj mjalti në Karibe.

Ahmed Boyer, 36-vjeçar, është zënë kur një polic pa uniformë e kapi derisa po ikte nga një bankë në Vjenë.

"Martesa po na kushtonte shumë para dhe e kuptova se kurrë nuk do të isha në gjendje ta paguaj”, i ka thënë ai gjykatës.

"Paratë të cilat i plaçkita herën e parën shkuan brenda ditës, prandaj vazhdova të vjedh", ka shtuar ai.

Ai është duke u përballë me burg në vend të muajit të mjaltit.

Exit mobile version