Telegrafi

Dhëndri ndahet në pikë të dasmës

Deri tek incidenti ka ardhur në qytetin sirian Latakia, pasi që nusja ka zgjedhur që për vallëzimin e parë të këndonte këngën "Të dua, gomari im i vogël".

Duke e kënduar këngën, gruaja e ka thirrur burrin e saj të ardhshëm disa herë “gomar”, duke ua tërhequr vëmendjen të pranishmëve që ai do të hidhërohet nëse këtë e bën edhe dikush tjetër.

Megjithatë, për dhëndrin kjo shaka nuk ka qenë aspak qesharake. Ai ka kërkuar që të ndërrohet kënga, gjë të cilën ka refuzuar të bënte muzikanti, sepse kjo ishte kërkesa speciale e nuses.

Dhëndri i nervozuar ka marrë mikrofonin dhe tri herë ka bërtitur “talaq”, që do të thotë se po ndahem prej teje.

Sipas zakonit të myslimanëve suniit, burri mund të shkurorëzohet duke thënë “talaq” dhe shkëputja e martesës hyn në fuqi pas thënies së kësaj fjale.