Telegrafi

Dhëndri luante një video-lojë gjatë dasmës, nusja nuk dukej aspak e lumtur (Video)

Disa lidhje mund të dështojnë që nga fillimi dhe një e tillë që u zhvillua në Jalpaiguri të Indisë, mund të mos e ketë fatin e mirë.

Kjo për shkak të dhëndrit, që gjatë dasmës luante një video-lojë të quajtur PlayerUnknown’s Battlegrounds, e ngjashme me Fortnite, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, nusja nuk dukej aspak e lumtur, ndërsa qëndronte në pozitë të palakmueshme, e zhgënjyer për situatën të të cilën ndodhej.

I veshur me rrobat tradicionale, dhëndroi vazhdonte të luante edhe kur një i ftuar, provonte t’ja vënte sipër një dhuratë. /Telegrafi/