Telegrafi

Dhëndri indian ndërron jetë nga coronavirusi dy ditë pas martesës, infektohen 95 dasmorë

Dhëndri nga India ndërron jetë nga coronavirusi dy ditë pas martesës, ku madje 95 dasmorë janë infektuar me virusin vdekjeprurës.

30-vjeçari emri i të cilit nuk është zbuluar, kishte pasur paraprakisht simptomat e COVID-19 dhe ndihej i sëmurë kur u martua në një fshat të Indisë në afërsi të Patnes, transmeton Telegrafi.

Kur zyrtarët kontaktuan familjarët që ishin në dasmë, zbuluan se 15 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit. Aty janë testuar edhe 80 dasmorë tjerë që gjithashtu rezultuan pozitiv.

Në anën tjetër, është konstatuar se nusja nuk është infektuar me COVID-19. E zyrtarët kanë njoftuar se dasma e mbajtur më 12 maj, ka thyer rregullat e vëna nga qeveria që ndalonte organizimin e dasmave.

Ajo çfarë e bën më të rëndë rastin, është fakti që dasma u mbajt pavarësisht se dhëndri më herët kishte pasur simptoma dhe ishte i sëmurë. /Telegrafi/