Site icon Telegrafi

Dhëndri i bie pishman për dasmë, por ceremonia u shndërrua në akt human! (Video)

 Quinn Duane dhe Landon Borup kishin vendosur që të martohen në një ceremoni luksoze, në një nga hotelet në Sakramento.

Por, dhëndri kërkoi që ceremonia që do të kushtonte 35 mijë dollarë të anulohet, transmeton Telegrafi. E, njëjtë nuk menduan dhe familja e nuses.

Ata e kthyen këtë në një drekë, ku morën pjesë të gjithë të pastrehët e qytetit.

Atyre u shtruan të gjitha ushqimet dhe pijet që ishin paraparë për mysafirët e çiftit që do të martoheshin.

“Ky ushqim është një bekim”, ka thënë një nga të pastrehët, që mori pjesë në këtë “dasmë”, pa nuse apo dhëndër. /Telegrafi/

Exit mobile version