Martesa do të duhej të ishte dita më e lumtur e çiftit bashkëshortor – por jo edhe për dhëndrin dhe nusen në videon e publikuar më poshtë.
Ceremonia martesore e filmuar në Azerbajxhan, shfaq dhëndrin që humb durimin para dasmorëve sa që madje në një moment thyen shishen e shampanjës dhe e hedh në tokë thikën me të cilën e priste tortën, transmeton Telegrafi.
Dhëndri fillimisht merr shishen e shampanjës me të cilën spërkat dasmorët, e në një moment e përplas për tokë duke e bërë copa. E sikur kjo të mos mjaftonte, atij i bie nga dora thika me të cilën po priste tortën së bashku me nusen.
Kjo pakujdesi nuk i pëlqeu atij fare pasi dukej shumë i nervozuar tekste e priste tortën dhe e shijonte së bashku me nusen. Videoja e postuar në internet deri më tani është shikuar nga më shumë se 3.4 milionë persona, kurse mbi 28 mijë tjerë kanë komentuar.
Shumica e atyre që e kanë parë videon kanë qenë pro idesë që dyshja të shkurorëzohen, pasi qysh në dasmë është parë që ata nuk janë të destinuar për njëri-tjetrin. /Telegrafi/