Një nuse e nervozuar kishte tërhequr zvarrë me zinxhirë dhëndrin nëpër rrugët e qytetit në ditën e dasmës së tyre, pasi ai nuk ishte shfaqur para altarit duke e lënë partneren të presë.
Ky i ri është filmuar duke e lutur nusen që ta lë të lirë, por pasi që duart e tij ishin të lidhura me zinxhirë ajo e shfrytëzonte rastin dhe kështu e tërhiqte zvarrë, transmeton Telegrafi.
Ai shihet i veshur me kostumin me të cilin është dashur të shfaqet në kishë para altarit duke e mbajtur për dore nusen, ndërkaq ajo iu kishte vërsulur rrugëve e veshur me fustan të bardhë të nusërisë.
“A do të martohesh me mu apo jo? Kthehu tek unë”, dëgjohet nusja duke bërtitur në video, derisa dhjetëra kalimtarë të rastit i shikonin të habitur me veprimin.
Por përgjigja e dhëndrit ishte e pritshme pasi ai ia kthen duke i thënë, “Jo, nuk dua të martohem me ty. Më lër të shkoj”. /Telegrafi/