Site icon Telegrafi

Dhëndri i Donald Trumpit është “regjistruar për të votuar si femër”

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, Jared Kushner, gjegjësisht dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, rezulton i regjistruar për të votuar si femër.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Kushner, i cili është edhe këshilltar i lartë i presidentit Trump, u regjistrua për të votuar në nëntor të vitit 2009 në New York.

Ish investitori i pasurive të paluajtshme nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me këtë informacion nga mediat amerikane, kështu që mbetet e paqartë se si ka ardhur deri te gabimi. /Telegrafi/

Exit mobile version