Ky është momenti kur aeroplani që përdoret për fikjen e zjarrit, hedh një sasi të madhe uji mbi çiftin bashkëshortor që po realizonin një fotosesion.
Fotografi Wellington Barbosa ka arritur të realizojë një fotosesion të mrekullueshëm të dyshes Priscila Serraglio dhe Alisson Picinin në Sorriso të Brazilit, transmeton Telegrafi.
Derisa ata po pozonin para objektivit të aparatit, aeroplani me shpejtësi të madhe fluturon pak metra mbi kokat e dyshes që ishin veshur në të bardha.
E pasi ata nuk shihen më nga sasia e madhe e ujit që derdhet nga aeroplani, dukej sikur ishin zhdukur, por pas disa sekondave dukeshin të lumtur që përjetuan një përvojë të tillë.
Fotografitë spektakolare të çifti janë shpërndarë në Instagram dhe kanë mbarë mbi 21 mijë pëlqime. E përdoruesve të këtij rrjeti sociale i ka pëlqyer ideja e realizimit të këtyre fotografive. /Telegrafi/