Telegrafi

Dhëndri deshi ta befasojë nusen, u ngrit për t’i kënduar serenatë – australiani u rrëzua dhe theu kraharorin

Martesa do të duhej të ishte dita më e lumtur si për nusen ashtu dhe për dhëndrin, por kështu nuk ndodhi me një të ri i cili në natën kur po kurorëzonte dashurin e tij përfundoi në spital.

Gjithçka ndodhi kur u ngrit për t’i kënduar serenatë nuses dhe derisa vallëzoi rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë – duke thyer kraharorin, transmeton Telegrafi.

Adam Quinn ishte ngritur në këmbë për ta befasuar nusen e tij Helen para miqve dhe familjarëve, që ishin ftuar në dasmën e tyre në Sydney të Australisë.

Dyshja katër herë kishin shtyrë datën e dasmës për shkak të COVID-19, por edhe e pesta kur vërtetë ndodhi martesa nuk shkoi siç e kishin menduar.

Ai përfundoi i përplasur në tokë – duke thyer kraharorin. Për fat të mirë pas intervenimit të mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabile, kurse ky moment edhe është filmuar. /Telegrafi/