Telegrafi

Dhëndëri fierak merr nusen me shtatë kamionë (Video)

Kjo ka qenë e pazakontë për qytetaret fierakë që janë habitur teksa kanë parë maunet të kalojnë në qendër të qytetit, të cilave u paraprinte policia, pasi kishin marrë leje edhe në polici për të kaluar mes qytetit.

Maunet janë parkuar në unazë të qytetit pranë shtëpisë së nuses. Ato kanë pritur derisa mbaroi riti i daljes së nuses nga shtëpia e babait e me pas ka hipur në maune dhe janë nisur për në banesën e dhëndrit.

Shtatë maunet janë stolisur dy ditë me pare ne një dyqan në hyrje të Fierit në Portez me të gjitha aksesoret e nevojshëm.