Site icon Telegrafi

Dhëndër për herë të parë në moshën 99 vjeçare

Dashurinë e jetës së tij e gjeti tek një grua e vejë dhe nënë e pesë fëmijëve, Virginia Hartman (86 vjeçare). Qifti i lumtur u takua vitin e kaluar në korridorin e shtëpisë së pleqve në Rochester të New Yorkut ku edhe jetojnë.

Shpejtë Gilbert filloi të dal në takime me Virginian. Nga drejtoria e shtëpisë së pleqve kërkuan që ta marrin një dhomë së bashku, por të drejtë për një dhomë të përbashkët kanë vetëm qiftet e martuara.

Virginia i propozoi Gilbertit të fejoheshin dhe ai pranoi. U martuan në shtëpinë e pleqve.

“Nuk e kam gjetur femrën e duhur derisa kam takuar Virginian. Këtu nuk kisha se me kënd të bisedoja. Ajo ishte e vetmja dhe kështu filluam të takoheshim çdo ditë”, tha dhëndëri.

Në ceremoninë e martesës morën pjesë pesë fëmijët e Virginias, nipat dhe mbesat e saj. Edhe pse të dytë lëvizin me karrige invalidësh, qifti i sapomartuar nuk e lëshoi vallëzimin e parë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version