Sëmundja vdekjeprurëse mund të shërohet vetëm nëse zbulohet në fazën e hershme.
Për shkak të spektrit të ndryshëm të simptomave, kanceri i eshtrave është sëmundje e rrezikshme e cila shpesh diagnostikohet gabimisht.
Kanceri i eshtrave është tip shumë i rrallë i kancerit i cili kryesisht zhvillohet ngjashëm me artritin dhe bëhet më i keq gjatë natës.
Prandaj, ndonjëherë kjo sëmundje e rrezikshme gabimisht diagnostikohet si artrit, transmeton Telegrafi.
Simptomat e tjera janë ënjtja dhe skuqja e nyjave për ç’shkak është e vështirë të lëvizen.
Mirëpo, këto simptoma mund të lidhen gabimisht edhe me cermën, me sëmundjen e pakëndshme të inflamacionit, e cila shfaqet kur në nyja shtresohen kristalet e thartirës së urinës.
Simptoma e kancerit të eshtrave mund të jenë edhe eshtrat e dobëta të cilat shpesh thyhen. Kjo, megjithatë, mund të lidhet gabimisht me osteoporozën.
Për këtë shkak mjekët bazohen në reagimin e shpejtë në rastet kur në vizita u vijnë fëmijët, të rinjtë dhe të vjetrit me dhembje të eshtrave.
Reagimi i shpejtë me incizimin e eshtrave në rëntgen mund të shtohen shanset e të sëmurëve për mbijetesën e nga kjo sëmundjeje e rrezikshme.
Shërimi është i rëndë dhe i mundimshëm, por mund të përfshijë edhe radio dhe kimioterapinë, ndërsa në disa raste edhe amputimi nëse karcinoma është e izoluar. /Telegrafi/