Telegrafi

Dhëmbin që i shkaktonte dhimbje, shoku ia nxori mes të kafenesë (Video)

Dave Cannon nga Whitley Bay i Anglisë, ka kërkuar nga një shok që t’ia nxjerrë me dara dhëmbin e prishur që i shkaktonte dhimbje.

Filmimi i postuar më poshtë e tregon 62-vjeçarin, që kthen disa gllënjka viski, para se të përgatitet për intervenimin e pazakontë, transmeton Telegrafi.

Madje, punëtori i ndërtimtarisë dukej i qetë, derisa procedura u krye me sukses nga një jo propfesionist dhe pa mjetet e duhura.

“Kisha shumë dhimbje, që nuk më linin të haja ushqim, apo të qëndroja si duhet. Nuk kisha kohë të shkoj te mjeku”, ka thënë Cannon lidhur me rastin.

Sidoqoftë, askujt nuk i rekomandohet të veprojë në këtë mënyrë, sepse mund të ketë pasoja të mëdha dhe që shërohen me vështirësi. /Telegrafi/