Site icon Telegrafi

A dhemb kur pritet kordoni i kërthizës? Mjekët kanë shpjeguar se çfarë ndien nëna në atë moment dhe çfarë ndien fëmija

Ekspertët i janë përgjigjur një pyetjeje shumë të rëndësishme – a dhemb prerja e kordonit të kërthizës?

Lindja nuk është e lehtë për nënën, por as për foshnjën, natyrisht, krijon një sasi të madhe stresi.

Ajo ndryshon plotësisht mjedisin dhe mënyrën e jetës së foshnjës, fillon diçka të re dhe e ndryshme për të, transmeton Telegrafi.

Nëna dhe foshnja janë të lidhura me një kordon kërthizor, dhe pas lindjes ajo duhet të pritet.

Mirëpo, shumë nëna pyesin veten – a do të ndiej dhembje foshnja nga prerja e kordonit të kërthizës?

Në fakt, ekspertët theksojnë se kjo nuk dhemb fare, sepse nuk ka mbaresa nervore në kordonin e kërthizës. Mu ashtu si flokët.

Shumica e nënave thonë se nuk kanë ndier dhimbje kur i kanë prenë kordonin e kërthizës. Mirëpo, ka edhe nga ato nëna që deklaruan se kishin dhimbje.

Ekspertët theksojnë se është një dhimbje fantazmë, sepse për shkak të mungesës së mbaresave nervore, është e pamundur të ndjeni ndonjë ndjesi.

Shumë thonë se mund të ketë dhimbje emocionale në mes, sepse ekziston një ndarje midis nënës dhe foshnjës, të cilët ishin lidhur për nëntë muajt e mëparshëm.

/Telegrafi/

Exit mobile version