Telegrafi

Dhelpra vjedh çantën, e ndjek policia

Mashkulli i cili po punonte në një tokë publike në afërsi të Bazelit papritmas e ka parë dhelprën se si po ikte me çantën e tij në nofulla, e në çantë ishte kuleta dhe çelësat e tij, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Pronari i çantës kishte vrapuar pas dhelprës, por kafsha ishte shumë më e shpejtë se ai. Më pas ai ka thirrur policinë të cilët e kanë gjetur çantën një kaçube, pesëdhjeta metra larg “vendit të krimit".

Dhelpra nuk kishte arritur të fus gjahun në strofull, pasi që çanta ishte më e madhe sesa vrima e saj. Kryesja e vjedhjes nuk është “arrestuar” ka precizuar zëdhënësi i policisë.