Site icon Telegrafi

Dhelpra plagosi gjuetarin!

Kështu të paktën thotë gjuetari i fshatit Poddubi, i cili u pranua në spital i plagosur. Versioni i tij është se dhelprën e gjuajtur e ngriti, e lëshoi në tokë me qëllim që t’i jap fund me qytë të armës, por dhelpra futi këmbën në këmbëzën e armës dhe e plagosi atë. Mediat në Bjellorusi nuk njoftuan se çfarë ndodhi me dhelprën.

Policia megjithatë po vazhdon hetimet, me dyshimin se ndoshta gjuetarin 40 vjeçar e ka plagosur ndonjë dorë njeriu – ose bëhet fjalë për tentim vrasje ose vetëvrasje. Përndryshe gjuetia në dhelprat është e lejuar gjatë tërë vitit në Bjellorusi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version