Site icon Telegrafi

Dhelpra jetonte në maje të rrokaqiellit më të lartë në Evropë

Dhelprën e cila mori emrin Romeo, së pari e pa një punëtor i cili po drejtonte vinçin, më pas u thirrën ekspertët për kapjen e kafshëve.

“Fillimisht nuk mund të besoja se dhelpra vërtet ishte aty. Mendova se dikush po tallej”, tha njëri prej ekspertëve për kapjen e kafshëve, Les Leonard.

Ai tha se dhelprën sërish e panë ditën tjetër duke u ngjitur nëpër dërrasat e gjata tri metra. “Ishte si në ëndërr, nuk mund ta besonim se dhelpra mund të ngjitej aq lartë”, tha ai.

Dhelpra në ndërtesë arriti të ngjitje nëpërmjet një direku të ndërtesës dhe nga aty u ngjit në maje. Jetoi në katin e 72 dhe ushqehej kryesisht me mbetjet e ushqimeve të punëtorëve.

Dy javë pasi është parë, dhelpra u kap me ndihmën e një kafazi në të cilën ishte vendosur mishi i pulës si karrem. /Telegrafi/

Exit mobile version