Skena më e pazakontë që mund të shihet në ndonjë kuzhinë, është parë në një shtëpi të një qytetari të Londrës.
Pasi të ketë hyrë nga derëza e maces, një dhelpër është sjellë nëpër kuzhinë duke shkaktuar mjaft dëme dhe ka rënë për të fjetur mbi furrën me mikrovalë, transmeton Telegrafi.
“Zhurma më zgjoi prej gjumit dhe zbrita menjëherë poshtë, kur pash kush ishte mysafiri i pazakontë. Mendova se do të vraponte, por e hapi vetëm një sy dhe e mbylli për të fjetur sërish” ka thënë pronarja e shtëpisë.
Ajo i ka telefonuar mbrojtësit e rendit, që e kanë marrë dhelprën dhe e dërguan për një kontroll te veterineri, prej nga u lëshua sërish pranë shtëpisë ku u gjet.
“Ishte lodhur duke fjetur pas koshave të plehrave, deshi pak ngrohtësi në këtë mot të ftohtë”, thuhet në raportin për kafshën që zakonisht qëndron larg nga pronat e banuara. /Telegrafi/