Sipas familjarëve, dhelpra ishte futur në dhomën e fëmijës nëpërmjet derës së shtëpisë.
Kafsha e ka tërhequr vogëlushin nga krevati dhe e ka rrëzuar në dysheme, ndërkohë që nëna ka ndërhyrë në momentin e duhur dhe e ka shpëtuar foshnjën.
Pasi dëgjoi të qarat e bebes dhe më pas zhurmën e rënies së tij në dysheme, nëna u drejtua menjëherë te dhoma dhe pa dhelprën që kishte kafshuar dorën e foshnjës.
Gruaja e ka përzënë kafshën e egër nga dhoma dha ka arritur të shpëtojë fëmijën, i cili njërin gisht të dorës e kishte të dëmtuar.
Vogëlushi ka edhe disa plagë të vogla në fytyrë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. /KP/Telegrafi/