Telegrafi

Dhelpra e çuditshme që tingëllon sikur zog (Video)

Në kopshtin pas një shtëpie në Minnesota të Shteteve të Bashkuara, ka hyrë një dhelpër për të lozur me qenin e familjes.

Pasi kanë luajtur për pak kohë, qeni ka hyrë në shtëpi, ndërsa kafsha ngjyrë kafe dhe kuq, ka mbetur vetëm.

Në atë moment, gjitari me bisht të gjatë, ka filluar të lëshoj një zë, që nuk është aspak i njëjtë me llojin e tij, transmeton Telegrafi.

Tingulli që ka lëshuar dhelpra, ka përngjarë më shumë me zogj, që lëshojnë zëra të tilla për të frikësuar armiqtë.

Sipas njohësve të kafshëve ajo ka reaguar në këtë mënyrë, duke kërkuar qenin, i cili e la vetëm në kopsht. /Telegrafi/