Telegrafi

Dhelpra dinake “shmang sigurimin”, futet brenda ndërtesës së parlamentit – madje deri në katin e katërt

Një dhelpër është lëshuar në rrugë pasi është parë “e humbur” në ambientet e Parlamentit britanik.

Kafsha u fotografua duke vrapuar rreth asaj që dukej se ishte një zonë kafeneje dhe dukej e hutuar, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Një mesazh në llogarinë e Twitter të deputetes konservatore Julia Lopez shkruante: ‘Ne kemi parë disa gjëra të çuditshme në Parlament që nga viti 2017, por kjo gjë ua kalon të gjithave!’

Një përdorues tjetër i mediave sociale ndau një fotografi të dhelprës së arratisur, e cila madje edhe ka “shmangur” edhe ekipin e sigurimit.

Ndërsa dikush tjetër shkroi se dhelpra madje kishte arritur deri në katin e katërt, pas së cilës gjë është larguar dhe liruar në rrugë. /Telegrafi/