Telegrafi

Dhelpra dhe lepuri luajnë së bashku, ngjanë sikur ndonjë skenë nga filmat për fëmijë (Foto)

Kemi parë në filmat për fëmijë, që një kafshë grabitqare të shoqërohet dhe luajë me një tjetër, që është e butë dhe ushqehet me bimë.

Por, Steart Marshes ishte në një një rezervat natyror në Somerset të Anglisë, kur pa shoqërimin e pazakontë të dhelprës me një lepur, transmeton Telegrafi.

“Ata vraponin dhe hidheshin së bashku, derisa nuk humbën në barishtet e rritura. Nuk kaloi shumë dhe ishin sërish pranë meje”, ka thënë Marshes.

Ngjarja është pëlqyer shumë, duke bërë që këto fotografi të shpërndahen me shpejtësi në rrjetet sociale.

Njohësit e kafshëve kanë thënë se bëhet fjalë për një dhelpër shumë të re në moshë, që ende nuk është mësuar të gjuajë. Përndryshe, lepuri do bëhej shumë shpejtë preja saj, pas nisur ndonjë shoqëri. /Telegrafi/