Milani ka fituar ndaj Bolognas me rezultat 2-1 në Serie A.
Vendasit ishin më të mirë dhe mund të themi se fitorja e parë e Gennaro Gattuso ishte e merituar.
Goli i epërsinë për Milanin erdhi në minutën e 10-të nga Giacomo Bonaventura, ndërsa Bologna barazoi në minutën e 23-të me anë të Simone Verdit.
Në vazhdim për vendasit rrezikuan Franck Kessi dhe Leonardo Bonucci, por me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.
Goli i fitores u shënua nga Bonaventura në minutën e 76-të, kjo pas një asistimi nga Fabio Borini.
Në minutat e mbetur mysafirët rrezikuan me anë të Saphin Raider dhe Adam Masina, por Gianluigi Donnarumma nuk lejon që rrjeta e tij të tundet.
Pas kësaj fitore Milani renditet në vendin e shtatë me 24 pikë, kurse Bologna dy pozita me poshtë me 21 pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Hellas Veronës, ndërsa Bologna pret Juventusin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wprKelvYDOE