Telegrafi

Dhe, Qeveria foli diçka për Car Llazarin: Përmendoret e të vdekurve nuk i kthejnë të gjallët!

Foto: Ilustrim

Për zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, përmendoret e të vdekurve para shumë shekujsh nuk mund t’i kthejnë të gjallët në Kosovë.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për KTV se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në respektimin e kulturës dhe trashëgimisë së të gjitha komuniteteve të Kosovës, por gjithmonë duke u bazuar në ligjet, Kushtetutën dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar Kosova.

“Ne si Qeveri nuk jemi që mendësia e dëshmuar si e dëmshme të ndikojë, aq më pak të dirigjojë të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës dhe në përgjithësi në vlerat demokratike dhe multietnike, të cilat po i ndërtojmë. Përmendoret e të vdekurve para shumë shekujsh nuk mund t’i kthejnë të gjallët në Kosovë, aq më pak nëse ato përmendore kthehen në gogol nacionalist”, ka thënë Abdullahu, përcjell koha.net.