Site icon Telegrafi

Dhe ndodh, kënga e Gold AG largohet nga YouTube (Foto/Video)

Kënga “Shqiptar 2” e Gold AG është larguar nga YouTube, ndërsa kjo besohet të ketë ndodhur pas padisë së mëhershme të Alma Lamës, e cila përmendet në këtë këngë.

Më herët, deputetja e Kuvendit të Kosovës kishte thënë se Gjykata kishte pranuar kërkesat e saj kundër këngëtarit.

LEXONI PO ASHTU: Tronditet Gold AG? Alma Lama thotë se gjykata ia bllokoi këngët dhe llogaritë bankare

Ajo kishte kërkuar nga gjykata për bllokimin e këngës “Shqiptar 2”, si dhe bllokimin e llogarive bankare të reperit.

“Gjykata e shkallës së parë ka vendosur të pranojë dy kërkesat e mia në padinë kundër Arian Agushit, për ta vendosur masën e sigurisë, përkatësisht bllokimin e këngës ‘Shqiptari 2’ dhe t’ia bllokojë llogarite bankare. Tani pritet të bëhet shqyrtimi i lëndës në procesin gjyqësor”, kishte thënë Lama për Zeri.info. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=d2tGq4QNG0Y

Exit mobile version