Telegrafi

BE dhe Kina kërkojnë reformim të OBT-së për të luftuar proteksionizmin

http://www.wto.org/english/forums_e/public_forum10_e/public_forum10_e.htm

Kina dhe Bashkimi Evropian kërkojnë të bashkëpunojnë për të luftuar proteksionizmin, deklaroi në Pekin zëvendëskryeministri kinez, Liu He, pas bisedimeve me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Jyrki Katainen.

“Masat proteksioniste mund të sjellin recesion dhe turbulenca të tregjeve”, paralajmëroi Liu He, sipas një deklarate nga Ministria kineze e Tregtisë.

“BE-ja dhe Kina pranuan që të punojnë së bashku për të reformuar Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) që të mund të përballet me sfidat e reja dhe të zhvillojë më tej rregulla në fushat kryesore me ndikim global”, njoftoi Komisioni Evropian në një deklaratë.

Lexo po ashtu OBT bën thirrje për ulje të tensioneve tregtare ndërmjet SHBA-së dhe BE-së

Gjithashtu, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja përgatiten të imponojnë më 1 korrik kundërmasa doganore hakmarrëse mbi produktet amerikane pas vendimit të presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa doganore shtesë mbi importin e çelikut dhe aluminit. /Telegrafi/