Site icon Telegrafi

Dhe humbja erdhi…

Rumunët e nisën furishëm çerekun e parë, pasi që kishin edhe përkrahjen e rreth 1500 shikuesve të tyre, mirëpo pejanët nuk i lejuan shumë hapësira dhe arritën ta mbajnë lojën nën kontroll, duke e mbyllur këtë çerek me vetëm një pikë disavantazh, 20-19.

Çereku i dytë u përshkua me ndryshime të shpeshta në rezultat, me pejanët që bënin përpjekje të vazhdueshme për ta kontrolluar lojën, mirëpo gabimet në sulm dhe mospërqëndrimi në mbrojtje i kushtuan me ngritje të disavantazhit në 6 pikë, 49-43.

Edhe pas pushimit të pjesës së parë, pejanët nuk arritën ta gjejnë rrugën për t’i ndalur vendasit rumunë, të cilët ishin shumë efikas në aksionet e tyre e sidomos në kundërsulmet e shpejta nga dyshja, Bureau e Seals. Ky çerek përfundoi me 10 pikë epërsi për Craiovan, 68-58.

Në çerekun e fundit ndeshja u dramatizua shumë. Së pari u përjashtua nga ndeshja gjiganti Popescu i Craiovas, i cili i dha mundësi pejanëve ta zvogëlojnë epërsinë në vetëm 4 pikë, mirëpo në çastet vendimtare të ndeshjes verdhezinjtë u treguan anemikë dhe nuk arritën ta shmangin humbjen e gjashtë në Ligën Ballkanike me rezultat, 85-75.

Pas kësaj humbje Peja mbetet në pozitën e pestë me 18 pikë, po aq sa ka edhe Galil Gilboa në pozitën e katërt. /Telegrafi/

Koshashënuesit më të mirë të Craiovas:
1 T. Bureau 22 pikë
2 L. Seals  14 pikë
3 M. Kovac  13 pikë
4 J. Tyler  8 pikë

 

Koshashënuesit më të mirë të Pejës:
1 S. Shaptahu  24 pikë
2 T. Simovic  24 pikë
3 F. House  7 pikë
4 D. Hajrizi 5 pikë

 

 

Exit mobile version