Pejanët hynë në lojë të relaksuar pak më shumë se që duhej dhe këtë e shfrytëzuan shumë mirë Teleboysat, për të krijuar një epërsi solide prej pesë pikëve, 21-16.
Çereku i dytë ishte pothuajse epilog i njëjtë me të parin. Pejanët vazhdonin me gabime në sulm, ndërsa Teleboysat me shumë siguri e ruajtën avantazhin e tyre, 37-32.
Çereku i tretë ishte çereku i trepikëshave, ku të dy skuadrat e bombarduan koshin nga distanca. Sidoqoftë, Teleboysat nuk e lëshuan epërsinë e tyre prej pesë pikëve, 56-51.
Teleboysat e filluan furishëm çerekun e katërt, ku edhe u shkëputën në rezultat, por pastaj filluan sulmet e pareshtura të pejanëve të cilët kërkonin ta përmbysnin rezultatin. Vendasit ia dolën të mbrohen mirë dhe patën fat për ta fituar ndeshjen në sekondat e fundit me vetëm dy pikë epërsi, 72-70.
Më meritori për këtë fitore tejet të rëndësishme të RTV 21-shit ishte Kendrick Jones me 28 pikë, ndërsa për Pejën i pandalshëm ishte Alban Veseli me 27 pikë.
Rezultatet e xhiros së 22-të:
RTV 21 : Peja 72-70
Kosova : Sigal Prishtina 53-89
Drita : Trepça 81-91
Vëllaznimi : Sigkos Bashkimi 90-111
/Telegrafi/