Telegrafi

Dhe ‘fitues’ në garën për çiklistët është qeni – shikoni videon që emocionoi botën

Videoja e përfundimit të fazës së dytë të garës së çiklizmit, “Vuelta al Tolima” në Kolumbi bëri xhiron e botës, por asnjë nga garuesit nuk ishte në rolin kryesor.

Një qen endacak u shfaq papritur në mes të ndjekjes së dy rrotave. Duke u përpjekur të shmangte bujën, ai vazhdoi të vraponte përpara pjesëmarrësve dhe kaloi i pari vijën e fundit!

Skena e pazakontë tërhoqi vëmendjen e shikuesve, e më pas u shfaq në rrjete dhe kënaqi njerëzit në mbarë botën.

Duhet përmendur se kjo nuk është hera e parë që një qen “bie” në një garë biçikletash në Kolumbi. Situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë, dhe disa kanë çuar në incidente.

Gara vazhdon javën e ardhshme, kur vija e fundit do të jetë sërish e mbushur me fansa, raporton Lakalle Blue Radio.

Padyshim që ngjarja e dashur do të mbahet mend nga adhuruesit e garës rajonale. /Telegrafi/