Bashkimi Evropian thotë se AstraZeneca tani do të sigurojë një shtesë prej nëntë milionë dozash të vaksinës kundër Covid-19, deri në mars, pas kritikave të ditëve të fundit rreth programit të vaksinimit të bllokut prej 27 vendesh.
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen tha se procesi ishte një “hap përpara”.
Por 40 milionë doza që do dalin tani janë vetëm gjysma e asaj që pritej, mes problemeve të vazhdueshme të furnizimit me këto vaksina.
Komisioni ka qenë i përfshirë në një grindje shumë të kritikuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe AstraZeneca këtë javë.
Në veçanti u dënua ashpër kërcënimi i saj për të vendosur kontrolle në kufirin e Irlandës Veriore që të parandalohen vaksinat e BE-së që të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
BE ishte e zemëruar që Britania po merrte furnizimet e saj të kontraktuara të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar nga AstraZeneca derisa pësoi një mungesë.
Kështu që blloku njoftoi se po fuste kontrollet e eksportit në vaksinat e coronavirusit të bëra brenda BE-së në përpjekje për të mbrojtur furnizimet e saj. /kp/Telegrafi/