Një djalë i cili pretendohet të jetë një basketbollist është kapur duke bërë flirt me një grua në karrocë, nga e dashura e tij – pas gjashtë vitesh lidhje me të.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, flirti është kapur nga kamerat dhe më pas është publikuar në internet nga partnerja e zemëruar e djaloshit javën e kaluar, në të cilën djaloshi shihet afër një gruaje ndërsa ishte ulur jashtë në atë që duket të ishte një kafene apo restorant.
Gjatë videos e dashura e shikon të dashurin e saj – identiteti i të cilëve mbetet i paidentifikuar – së pari që duket ngurrues ndaj gruas që gjendej para tij dhe më pas duke i kërkuar një takim.
Në fillim, gruaja në karrocë së pari i drejtohet djaloshit duke i thënë se duket si një figurë e njohur.
Më vonë, djaloshi ndjehet i prekur nga gruaja nga e cila madje kërkon që ta ndjekë në rrjetet sociale.
Dhe tutje, djaloshi kërkon nga ajo që ti tregojë gishtat e dorës për të parë nëse ajo është ende beqare.
“Unë shoh se keni një unazë të vogël në gishtin tuaj”, pyeti ai.
Gruaja u përgjigj: “Oh kjo? Isha e fejuar, por, natyrisht, ne e prishëm fejesën dhe unë kisha qejf ta mbaja unazën”. /Telegrafi/