Telegrafi

I dhanë fund lidhjes pas disa muajsh – mësohen arsyet e ndarjes të Robert Berishës dhe Laureta Maqedoncit

Foto: Instagram

Ditë më parë u raportua se këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar, Robert Berisha, i ka dhënë fund lidhjes së tij me tashmë ish-partneren, Laureta Maqedonci.

Kjo ishte vënë re përmes rrjeteve sociale, ndërkohë që është konfirmuar edhe nga Prive.

Në një nga rubrikat e tyre, është mësuar edhe për ndarjen e çiftit të cilët kanë qenë në vëmendje për një kohë të gjatë.

Foto: Screenshot/Instagram

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se prej afro një muaji dukej që raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhet.

Lexo po ashtu Robert Berisha nxit dyshimet për ndarje nga Laureta Maqedonci - fshin të gjitha fotot me të në Instagram

Ka qenë presioni i krijuar nga nga ekspozimi publik dhe mes tjerash edhe përmes vëmendjes nga portalet ajo që ka bërë që në çift të lindin mospajtimet e para, thekson Prive.

Robert Berisha dhe Laureta në Ulqin (Foto: Telegrafi)

Laureta nuk e ka përjetuar mirë personalisht pjesën e vëmendjes dhe pas ndarjes definitive ka vendosur që të marrë pushim të plotë duke mos lënë gjurmë askund ku e kap syri i publikut.

Romanca e Berishës erdhi vite pas ndarjes nga bashkëshortja Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë. /Telegrafi/