Dhënia e telefonit mobil fëmijëve shpesh rezulton me efekte negative, e një rast i tillë ka ndodhur këto ditë.
Një foshnje nga New Jersey duke luajtur me telefonin e nënës, kishte prekur pa dashje butona – duke blerë mobile në vlerë prej 1,700 dollarë.
Familja Kumar sapo është vendosur në shtëpinë e re, kurse e zonja e Shtëpisë Madhu Kumar për ta qetësuar të birin 22-muajsh Ayaansh, i kishte dhënë telefonin që të luaj, transmeton Telegrafi.
Por pa kaluar shumë ditë, ata u befasuan kur në derën e shtëpisë arritën dhjetëra pako – brenda të cilave kishte mobile e gjësende tjera nga Walmart.
“Duke marrë parasysh që të gjitha fjalëkalimet i kishte të ruajtura në mënyrë automatike, ai ka shtypur butonat dhe ka blerë mobile në vlerë prej 1,700 dollarë”, tha babai i vogëlushit Pramod Kumar.
E pavarësisht që 75 për qind të gjësendeve të “porositura” u kanë arritur në shtëpi, në Walmart kanë njoftuar se janë pajtuar që t’ua kthejnë të hollat në momentin që edhe artikujt e “blerë” të kthehen. /Telegrafi/