Telegrafi

I dha Kroacisë medaljen e bronztë, Orsic: Goli më i vlefshëm në karrierën time

Mislav Orsic ishte shënuesi i golit që i solli Kroacisë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Sulmuesi i Dinamo Zagreb e luajti ndeshjen e parë si titullar në Katar 2022 dhe ishte zgjedhje e duhur nga Zlatko Dalic, pasi Orsic realizoi golin e fitores 2-1.

Ishte një gol spektakolar nga sulmuesi kroat i cili e ka cilësuar duelin me Marokun si ndeshje të mirë dhe emocionuese.

“Nuk mendoj se jam i vetëdijshëm për atë që kemi bërë ende. Ndoshta do të di vetëm kur të kthehemi në atdheun tonë”.

“Bëmë një lojë të mirë, ishte emocionuese, luftuam dhe kjo është një fitore e merituar. E dinim se duhej të ruanim kundërsulmet e tyre dhe kjo ishte ajo që ia dolëm”.

29-vjeçari golin ndaj Marokut e ka cilësuar si më të vlefshmin në karrierën e tij dhe atë ia ka dedikuar familjes së tij.

“Goli më i vlefshëm në karrierën time dhe ia dedikoj familjes sime”, tha sulmuesi kroat Orsic. /Telegrafi/