Matty Rogers kampionia olimpike dhe peshëngritësja amerikane, ka shkaktuar dëme materiale në një palestër.
Matty i ka 21-vjet, dhe aktualisht është një nga femrat më të suksesshme në kategorinë e saj, transmeton Telegrafi.
Ajo mund të jetë më e mira në fushën e saj, por edhe më të mirët shpesh gabojnë rëndë.
Megjithatë, Matty ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaqet duke ushtruar në palestër.
Por gjatë ngritjes së peshave të rënda, ajo duket se mbivlerësoi aftësitë e veta, dhe kështu lëshoi pesha të cilat fluturuan drejt në dritaret e palestrës. /Telegrafi/
A video posted by Mattie Rogers ? (@mattiecakesssss) on