Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetares e Kuvendit të Shqipërisë.
Spiropali në një postim në Facebook shkruan se Nikolla qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre.
“Mirënjohje dhe Respekt për Lindita Nikollën
Kuvendi, posaçërisht vitin e fundit parlamentar, është kthyer shpesh në shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri. Lindita qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre”, shkruan ajo. /Telegrafi/