Site icon Telegrafi

I dha debutimin në Ligën Premier – Broja nuk harron të falënderojë Lampardin

Duket se shkarkimi i Frank Lampardit nga pozita e trajnerit nga Chelsea ka prekur shumë persona.

Ditën e djeshme klubi londinez vendosi të shkarkoi trajnerin për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe problemeve brenda skuadrës.

Pas largimit të Lampard kanë qenë të shumtë lojtarët e Chelseat që kanë falënderuar trajnerin për punën e bërë dhe i kanë uruar suksese në vazhdim.

Një prej tyre është edhe Armando Broja, sulmuesi kuqezi përmes një postimi në rrjetet sociale falënderoi Lampard që i bëri ëndrrën realitet duke bërë që të debutoi me Chelsea në Ligën Premier.

Sezonin e kaluar Broja u aktivizua për disa minuta në skuadrën e parë ndaj Everton, ndërsa këtë sezon është huazuar te Vitesse në kampionatin holandez.

“Faleminderit që më bërë ëndrrën realitet”, shkruan Broja në postimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version