Joshua Kimmich ka qenë fantastik në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Bayernit dhe Paris Saint Germain.
Mbrojtësi gjerman ishte asistues në golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Comman, teksa bëri një ndeshje të madhe.
Kimmich vlerësohet si njëri nga mbrojtësit e krahut të djathtë më të mirë në botë.
Pas ndeshjes gjermani ka thënë se është dita më e lumtur e karrierës së tij pas fitimit të gjashtë të Ligës së Kampionëve.
“Është dita më e bukur e karrierës sime. Kur fiton një trofe të tillë me vëllezërit e tu në fushën e lojës, është një ndjesi e papërshkrueshme. Jam shumë i lumtur”, deklaroi gjermani pas finales.
Në pyetjen se a ishte trofeu më i rëndësishëm në karrierë, Kimmich thotë se po në nivel të klubeve, teksa deklaron duke qeshur se mund të vdes i qetë tani.
“Në nivel klubesh sigurisht që është trofeu më i vlefshëm. Tani mund të vdes i qetë”, tha Kimmich duke qeshur.
“Sigurisht që nuk dua të ndalem me kaq, pasi dua të fitoj sërish në të ardhmen. Ishte një sezon fantastik nga e gjithë skuadra, fituam gjithçka në një kohë aspak të lehtë”, përfundoi mbrojtësi gjerman. /Telegrafi/