Site icon Telegrafi

Dezinsektimi në Shkup do realizohet deri më 6 shtator

Dezinsektimi i tretë kundër mushkonjave në rajonin e Bashkisë së Shkupit i cili duhej të fillonte me 28 gusht, ndërsa u shty për shkak të kushteve atmosferike, do të vazhdojë në njërën prej ditëve deri më 6 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkia e Shkupit sot informoi se përderisa kushtet atmosferike nuk lejojnë që të bëhet dezinsektimi, atëherë ai do të realizohet në ditën e ardhshme kur koha do të jetë e përshtatshme.

Nga Bashkia e Shkupit apelojnë që bletarët në konë të ndërmarrin masa dhe të mbrojnë bletët e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version