Nesër fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, si më poshtë:
E premte, 22 Korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;
E shtunë, 23 Korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat dhe Kolovica;
E diel, 24 Korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;
E hënë, 25 Korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;
E martë, 26 Korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;
E mërkurë, 27 Korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.
“Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/