Nesër në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektimi i parë nga ajri në rajonin e Kumanovës dhe komuna e Kumanovës paralajmëron bletarët të ndërmarrin masat e nevojshm,e për mbrojtjen e bletëve.
Në këtë aksion do të bëhet dezinsektimi i një hapësire prej tre hektarësh dhe deri në fund të sezonit priten edhe dy aksione të këtilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për tre dezinsektimet e planifikuara janë ndarë një milion e dyqind mijë denarë pa TVSH. /Telegrafi/