Në përputhje me Ligjin për mbrojtje të banorëve nga sëmundjet ngjitëse dhe me vendim të këshillave komunal të Dibrës dhe Qendrës Zhupë, nesër do të ndërmerret aksion për dezinsektim sistematik si masë e përgjithshme kundër epidemive.
Siç lajmëroi Institucioni publik Qendra shëndetësore Ohër, dezisnsektimi tokësor do të bëhet në periudhën nga ora 21, ditën e diel, deri në ora 5 të mëngjesit edhe atë me mjete ULV për stërpikje të ftohtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë shkak apelohet te të gjithë bletarët të ndërmarrin masat e nevojshme për ruajtjen e tyre. Në rast të kushteve të pavolitshme kohore, dezinsektimi shtyhet për ditë tjetër./Telegrafi/