Telegrafi

Dezinsektim kundër mushkonjave në Strugë

Komuna e Strugës do të kryejde dezinsektim për shfarosjen e mushkonjave më 10, 11 dhe 12 qershor në gjithë teritorrin e Strugës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Spërkatja, siç thuhet nga Shërbimi informativ i komunës, do të kryhet në periudhën kohore prej 21:00 deri 06:00 me mjete ftohëse të spërkatjes. Fondet për spërkatje janë siguruar nga buxheti i komunës.

Komuna e Strugës apelon deri te bletarët të marrin masa për mbrojtjen e bletëve dhe të mos i nxjerrin jashtë për kullotë. /Telegrafi/