Site icon Telegrafi

Dezinformimi rus synon kryesisht Gjermaninë – thotë një raport i BE-së

Gjermania është fokusi kryesor i dezinformimit rus në BE, zbuloi të martën shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian.

Sipas Deutsche Welle, përcjell Telegrafi, një raport i ri gjeti fushata të synuara si në nivelin politik ashtu edhe përmes mediave pranë Kremlinit.

Baza e të dhënave EUvsDisinfo zbuloi se që nga fundi i vitit 2015, më shumë se 700 raste të dezinformimit rus janë mbledhur në Gjermani.

Gjithashtu, politikanët gjermanë akuzohen për shmangien e dialogut me Rusinë.

Sipas shkrimit në fjalë, mediat dhe politikanët rusë kanë përdorur lajme, veçanërisht për fëmijët rusë, për të akuzuar autoritetet gjermane për shtypjen sistematike të rusëve në Gjermani.

Ndërkohë thuhet se vendet e tjera në Evropë gjithashtu janë shënjestruar nga fushatat dezinformuese ruse.

Franca u vu në shënjestër më shumë se 300 herë, Italia rreth 170 herë dhe Spanja më shumë se 40 herë.

Shërbimi Evropian i veprimit të jashtëm të BE-së analizon raportet dhe deklaratat e disponueshme publike të mediave në bazën e të dhënave EUvsDisinfo.

Baza e të dhënave aktualisht përfshin mbi 6,500 mostra të dezinformimit pro-Kremlinit dhe azhurnohet çdo javë. /Telegrafi/

Exit mobile version