Sot në sallën e Kulturës në Drenas duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet mbledhja e Këshillit të Kryetarëve të Komunave, takim ky i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
“Prandaj në orët e hershme të mëngjesit është bërë dezinfektimi i sallës së kulturës, për të mundësuar mbajtjen e këtij takimi.
Kryetarët e të gjitha Komunave do të diskutojnë për situatën në komuna lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19, praktikat e komunave në luftimin dhe parandalimin e virusit, bashkëpunimin me nivelin qendror si dhe nevojat e komunave për të parandaluar përhapjen e COVID-19”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/